Këto janë pamjet dramatike të filmuara nga një udhërrëfyes në Afrikën e Jugut.
Çitah është kapur egërsisht nga një krokodil dhe është tërhequr zvarrë. Krokodili qëndronte i fshehur nën ujë duke pritur momentin e duhur për të sulmuar, teksa çitah ishte duke pirë ujë.
Një sulm i shpejtë ishte vdekjeprurës për kafshën më të shpejtë në botë.
Pamjet janë realizuar nga 30-vjeçari Busani Metshali, i cili atë moment ishte duke shoqëruar një grup turistësh. /tvklan.al



