Ai që u cilësua
si vendim personal i kryebashkiakëve të djathtë për të mos dalë nga zyrat etyre pas mbarimit të mandatit në muajin gusht, tashmë ka marrë edhe mbështetjene Lulzim Bashës.Nga Selenica e
Vlorës ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, Basha duke ekonsideruar të pavlefshëm, antikushtetues dhe antilgjore votimet e 30Qershorit, tha se Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është PërparimShameti dhe se ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhjetë rregullta e demokratike.Në një tjetër
takim me strukturat e PD së Vlorës, Basha tha se përmes refuzimit tëshqiptarëve në 30 qershor u provua seqeveria Rama është më antipopullorja.Opozita pas bojkotit të zgjedhjeve lokale rinisi aksionin e saj në sheshe me qytetarët. Axhenda e protestave dhe qëndrimi që opozita do të mbajë pritet të diskutohet në mbledhjen e pasdites që kryedemokrati do të zhvillojë me Kryetarët e degëve dhe kryebashkiakët e djathtë.
Tv Klan