Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Marinaj ka qëndruar për rreth 1 orë në SPAK, ndërsa nuk ka preferuar të japë një deklaratë për mediat.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Marinaj është thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni sa i takon një procedimi penal ku është përmendur emri i tij.
Pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, Marinaj është sulmuar me fjalët “hajdut, hajdut” nga mbështetës së kryedemokratit Sali Berisha, të cilët janë mbledhur në kuadër të paraqitjes së këtij të fundit në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”./tvklan.al