Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje është vënë në pranga. Ai u kap në Bajzë të Malësisë së Madhe.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit””, njoftoi policia.
Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur më 29 Shkurt të këtij viti. Dyshohet se për motive të dobëta ai qëlloi me pistoletë dhe plagosi një 32-vjeçar./tvklan.al