Nuredini liron vullnetarisht zyrën në Rrogozhinë
Përfundimi i orarit zyrtar të punës i dha fund edhe protestës së mbështetësve të Partisë Demokratike përpara bashkisë së Kavajës. Bashkë me ta u largua edhe ish-kryetari i Bashkisë, Isa Sakja, i cili paradite tha se nuk do ta lironte zyrën pasi për të ishte një ditë normale pune. Hyrjen në bashki mbështetësit socialistë e festuan me fishekzjarrë.
“Ka filluar detyra nuk është koha e fjalëve është e punës. Misioni im është qyteti i Kavajës”.
Më herët konstutimi i Këshillit Bashkiak u bë në zyrat e prefekturës pasi mbështetësit e opozitës nuk lejuan hyrjen e kryetarit të ri.
“Është e pamundur që populli i Kavajës dhe jo vetëm demokratët e Kavajës të tolerojë qeverinë që të emërojë në krye të bashkive të majta dhe të djathta të emëruarit e tyre pa zgjedhje”.
Ndryshe nga Kavaja, në Rrogozhinë stafeta kaloi paqësisht, pasi ish-kryebashkiaku Beqir Nuredini i PDIU-së liroi vetë zyrën pasardhësit. Ai tha se tha se zgjedhjet janë të paligjshme, por nuk kishte ndërmend të mbante forcërisht karrigen.
“E konsiderojmë të pavlefshëm gjithë këtë proces për aq kohë sa dekreti i Presidentit është i vlefshëm dhe është në fuqi”.
Nga 21 anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak, 20 i përkasin Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe një i Demokracisë Sociale.
Tv Klan