Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi u pyet këtë të enjte nga hetues të Prokurorisë së Posaçme për të paktën 40 minuta.
Ai u paraqit i vetëm në ambientet e SPAK pa avokat dhe mësohet se dëshmoi si person që ka dijeni mbi rrethanat e një hetimi që nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor.
Vetë Byberi tha në përfundim të dëshmisë së kishte dhënë shpjegime për një hetim dhe mohoi akuzat e bëra nga 300 banorë të Fierzës që ka favorizuar një të afërm të tij për lejen e një guroreje.
Tv Klan