Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan se me Kodin e ri Zgjedhor, opozita arrin të kapë 100 mandate. Kryemadhi u shpreh e sigurt përballë analistëve se PD-ja e LSI-ja e kanë efekte strategjinë elektorale, madje kanë përllogaritur edhe deputetët që mund të fitojnë me Kodin e vjetër Zgjedhor.
Kryetarja e LSI-së deklaroi përballë gazetarit Blendi Fevziu se kryeministri Edi Rama nuk e priste nënshkrimin nga ana e opozitës të marrëveshjes së 5 Qershorit. Ka qenë kjo në fakt sipas Kryemadhit, pjesa që ka luajtur bukur opozita e bashkuar.
“Të jeni të bindur se bashkimi i opozitës nuk çedon sa i përket taktikave elektorale. Në kutinë e votimit, si janë 30 vota, si janë 300 vota si janë 3 milionë vota, nuk i tjetërson dot me taktikë elektorale. Fuqia e opozitës qëndron si në një koalicion me një listë, si me dy lista si me tre lista.
Ne dhe PD-në mos kini merak, i kemi kalkuluar edhe strategjinë elekotare e kemi perfektë. Me Kodin që ka ai, edhe PD- dhe LSI me strategjinë që kemi përgatitur e cila do të shpallet pas procesit përfundimisht që nuk ka ndryshime të Kodit Zgjedhor i jep 100 mandate opozitës. Ndërsa me kodin e vjetër na jep 84-86. Rama nuk e ka pritur kurrë që në marrëveshjen e 5 Qershorit opozita do ta nënshkruante sepse edhe ne kemi luajtur içik bukur…”, tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se edhe nëse partitë hyjnë vetëm në garë, opozitës nuk i shpërqendrohet asnjë votë. Personalisht, Kryemadhi u shpreh pro Kodit aktual.
“Mua si LSI më leverdis Kodi ë ka ky aktualisht. PD-së i jep garanci shumë më të madhe Kodi i vjetër elektoral. S’kemi dy qëndrime”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi: Opozita e ka luajtur bukur, sigurojmë 100 mandate me Kodin e ri Zgjedhor
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan se me Kodin e ri Zgjedhor, opozita arrin të kapë 100 mandate. Kryemadhi u shpreh e sigurt përballë analistëve se PD-ja e LSI-ja e kanë efekte strategjinë elektorale, madje kanë përllogaritur edhe deputetët që mund të fitojnë me Kodin e vjetër Zgjedhor.
Kryetarja e LSI-së deklaroi përballë gazetarit Blendi Fevziu se kryeministri Edi Rama nuk e priste nënshkrimin nga ana e opozitës të marrëveshjes së 5 Qershorit. Ka qenë kjo në fakt sipas Kryemadhit, pjesa që ka luajtur bukur opozita e bashkuar.
“Të jeni të bindur se bashkimi i opozitës nuk çedon sa i përket taktikave elektorale. Në kutinë e votimit, si janë 30 vota, si janë 300 vota si janë 3 milionë vota, nuk i tjetërson dot me taktikë elektorale. Fuqia e opozitës qëndron si në një koalicion me një listë, si me dy lista si me tre lista.
Ne dhe PD-në mos kini merak, i kemi kalkuluar edhe strategjinë elekotare e kemi perfektë. Me Kodin që ka ai, edhe PD- dhe LSI me strategjinë që kemi përgatitur e cila do të shpallet pas procesit përfundimisht që nuk ka ndryshime të Kodit Zgjedhor i jep 100 mandate opozitës. Ndërsa me kodin e vjetër na jep 84-86. Rama nuk e ka pritur kurrë që në marrëveshjen e 5 Qershorit opozita do ta nënshkruante sepse edhe ne kemi luajtur içik bukur…”, tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se edhe nëse partitë hyjnë vetëm në garë, opozitës nuk i shpërqendrohet asnjë votë. Personalisht, Kryemadhi u shpreh pro Kodit aktual.
“Mua si LSI më leverdis Kodi ë ka ky aktualisht. PD-së i jep garanci shumë më të madhe Kodi i vjetër elektoral. S’kemi dy qëndrime”, tha Kryemadhi. /tvklan.al