Sali Berisha: “Jam sot këtu për të përshëndetur përzemërsisht firmosjen dje pasditen e vonë në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Xhorxh Bush, miku më i shquar i kombit shqiptar, të ligjit të votuar me unanimitet në senatin e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ky akt përbën një besim të madh për shqiptarët, Shqipërinë, reformat e saj të suksesshme, por kjo firmë është dhe një përgjegjësi madhore për qeverinë shqiptare dhe institucionet e këtij vendi për të konsoliduar nëpërmjet reformave të thella dhe të gjithanshme shtetin ligjor, demokracinë e bazuar në vlerat e tregut. Dua të garantoj qytetarët shqiptarë, dua të garantoj presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe qeverinë e tij se qeveria ime do të ndjekë të gjitha reformat në mënyrë që demokracia, shteti ligjor të njohin konsolidime të pandërprera”./tvklan.al