Mbledhja e komitetit te planifikimit strategjik ka marre ne shqyrtim projekte te financuara nga komisioni evropian, zbatimi dhe përfundimi i te cilave ka hasur ne vështirësi.

Behet fjale për projekte te mbartura për një periudhe gati 10-vjeçare për te cilat kryeministri Sali Berisha kërkoi qe komiteti te japë zgjidhje përfundimtare.

Kjo nënkupton planifikimin e një qëndrimi te ri mbi disa prej këtyre projekteve bazuar ne problematiken qe mbartin çfarë ka sjelle zvarritjen e tyre ne kohe.

Sali Berisha: “Ministria e Integrimit, e cila mbikëqyr ecurinë e projekteve ka veçuar së bashku me departamentin e koordinimit dhe bashkërendimit të strategjive dhe ndihmës së huaj dhe i ka sjellë këto për një shqyrtim më të hollësishëm në këtë komitet. Në disa raste është bërë e domosdoshme edhe për shkak të kompleksitetit të ketë një qëndrim të ri. Disa prej këtyre projekteve kanë 8 vite, 10 vite në zbatim e sipër. Në ndonjë rast mund të ketë nevojë për ndryshim të mbikëqyrjes së projektit. Në raste të tjera ka domosdoshmëri për ndërhyrje dhe në buxhetin e shtetit. Janë projekte që bashkëlidhen me projektet e tjera, por është shumë e rëndësishme që kjo mbledhje t’u japë përgjigje të gjithë problematikës së këtyre projekteve në mënyrë që ato të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur”./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi