Kreu i qeverise Sali Berisha i ka kërkuar agjencive te zbatimit te ligjit hapjen e një kapitulli te ri për parandalimin e kultivimit te bimëve narkotike.
I pranishëm ne takimin vjetor te luftës kundër kultivimit te këtyre bimëve numri një i qeverise tha se liberalizimi i vizave për qytetaret shqiptare nuk duhet te shihet si një kërcënim për vendet e tjera.
Sali Berisha: “Ne kërkojmë heqje vizash, por përgjegjësia jonë është shumë e madhe. Heqja e vizave ndaj shqiptarëve nuk duhet të para kuptojë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë kërcënim të çfarëdo lloj për qytetarët e vendeve që heqin vizat ndaj nesh”.
Duke kërkuar intensifikimin e masave te marra nga policia e shtetit kreu i ekzekutivit i beri apel dhe pushtetarëve vendore, te cilët nuk denoncojnë ekzistencën e plantacioneve te lendeve narkotike.
Sali Berisha: “Zoti kryetar komune ne kemi filmuar në komunën tënde. Janë 1,2,3,4,5 parcela. Dosjet në prokurori. Nuk ke ardh me njoftue, se kryetarin po ta ftojnë në dasma nga njëri kënd në tjetrin komunës i shkon edhe bën mirë që i shkon, por që për t’ua hedhur një sy ose për të dërguar dy punonjës dhe për të kontrolluar fushat dhe zonat ku mbillet këtë e ka pak të sikletshme. E ke të sikletshme, përballu me ligjin. Do përdoret shpërblimi. Ministria të përcaktojë masën e shpërblimit për sipërfaqen e mbjellë për denoncuesin”.
Sakaq kryeministri Berisha u premtoi autoriteteve se do t’u vihet ne dispozicion e gjithë teknologjia e nevojshme për heqjen e Shqipërisë nga harta e vendeve kultivuese te bimëve narkotike.
Këtë pohim e përforcoi dhe Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili tha se për here te pare Shqipëria do te ketë mundësinë e vëzhgimit satelitor te këtyre plantacioneve.
Lulzim Basha: “Objektivi ynë është eradikimi i plote i këtij fenomeni, çrrënjosja e tij e plotë në territorin e republikës së Shqipërisë. Policisë së shtetit për herë të parë do t’i vihen në dispozicion mjetet më moderne teknologjike, siç është dhe vëzhgimi satelitor”.
Gjate takimit u diskutua dhe mbi përmirësimin e ligjit mbi hashashin si dhe rritjes se bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe policisë së shtetit./tvklan.al