Kryeministri i Spanjës mund të jetë në prag të dorëheqjes. Shkak është gruaja e tij, e cila është në telashe me drejtësinë. Prokuroria nisi hetimet për Begonja Gomezin, e cila dyshohet se është përfshirë në disa çështje korrupsioni.
Kreu i socialistëve spanjollë tha mbrëmjen e të mërkurës se kishte vendosur të pezullonte axhendën e tij të punës deri të hënën kur do të japë një vendim përfundimtar.
Hetimet nisën pas akuzave të hedhura nga organizata “Manos Limpias”, në shqip “me duar të pastra”, se 49-vjeçarja kishte ngritur një skemë korruptive për të përfituar para nga firma private, si agjencia turistike Globalia apo Air Europe, në këmbim të kontratave për shërbime publike që ato lidhinin me qeverinë e drejtuar nga bashkëshorti i saj.
Sipas portalit investigativ “El Confidencial”, Gomez i përfitonte paratë në formë sponsorizimi nga firmat për temën e saj të diplomës.
Sançez hodhi poshtë akuzat, ndërsa tha se organizata që kreu hetimin, drejtohet nga Migel Bernat, i njohur për lidhje me ekstremin e djathtë në Spanjë, i dënuar me 4 vite burg në 2021 për zhvatjen e disa bizneseve të mëdha, por i liruar nga Gjykata e Lartë muajin e kaluar për mungesë provash.
Tv Klan