Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, ka bërë thirrje për një pastrim të ri të mediave sociale dhe akuzoi miliarderët e kompanive teknologjike se duan të rrëzojnë demokracinë. Në një fjalim në Forumin Ekonomin Botëror në Davos, Sanchez i bëri thirrje udhëheqësve të tjerë të rrisin luftën për rikthimin e platformave dixhitale në qëllimin e tyre origjinal, të të qenit një vend i sigurt për biseda dhe jo të qenit një “mjet për shtypjen tonë”.

“Është një guackë, le t’i bëjmë mediat sociale madhështore sërish”, tha ai.  

Në një fjalim energjik, Sanchez shpjegoi se në fillim të viteve 2000, mediat socialE nisën të rriten nën premtimin se do të bashkojnë njerëzit dhe do të forcojnë demokracitë. Bazuar në këtë premtim, institucionet publike, kompanitë dhe publiku iu bashkuan mediave sociale duke lejuar njerëzit që të ndërveprojnë pavarësisht distancave fizike.

Por ana e errët e tyre, tashmë është e qartë për Sanchez, të cilët i krahason ato me “ushtarët e fshehur brenda Kalit të Trojës”. Ai përmendi rritjen e bullizimit online dhe rritjes së ankthit e vetmisë. Sa i përket pronarëve të kompanive teknologjike, të cilët janë të gjithë miliarderë, Sanchez thotë se ka një përqendrim të pasurisë dhe pushtetit në duart e të paktëve, “me koston e shëndetit tonë mendor dhe demokracive tona”.

Sanchez akuzoi mediat kryesore sociale për dëmtimin e rendit liberal dhe sistemit social në tre mënyra të cilat nuk mund të injorohen.

Së pari, thjeshtimi dhe polarizimi i debatit publik. 280 karaktere ose 30 sekonda video nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar ndonjë gjë të rëndësishme, thekson ai, por po krijon një shoqëri të ndarë që është lehtësisht i manipulueshëm.

Së dyti, rritja e lajmeve të rreme (fake news). Sanchez akuzon në këtë pikë se pronarët e kompanive të mediave sociale kanë vendosur mos t’i ndalojnë ato, sepse i bën mirë biznesit dhe i ndihmon që të përparojnë axhendën e tyre politike.

Së treti, mediat sociale bëhen mjete që zëvendësojnë votat me pëlqime. Sanchez tha se në fillim u tha nga këto platforma se do të barazojnë fushën e lojës, por e kanë bërë akoma më të padrejtë.

Sanchez ia hodhi fajin për përkeqësimin e sajteve të mediave sociale në Rusi, forcave politike anti-sistem dhe pronarëve të mediave të mëdha sociale, të cilët i quan një grup i vogël miliarderësh të cilët nuk janë më të kënaqur me mbajtjen e pushtetit ekonomik.

Tashmë ata, sipas tij, duan pushtet politik, në një mënyrë që të minojnë sistemet politike dhe këtu i vuri gishtin Peter Thiel, miliarderit që dikur ishte CEO i PayPal.

“Peter Thiel… e pranoi hapur në një intervistë se miliarderët e tekonoligjisë duan të përmbysin demokracinë sepse “kanë ndaluar së besuari se liria dhe demokracia janë të pajtueshme me njëra tjetrën””, tha Sanchez.

Dhe liria që kanë në mendje, shtoi Sanchez, është për ata që mendojnë se për shkak se janë të pasur janë mbi ligjin.

“Kjo është arsyeja pse miliarderët e teknologjisë duan të rrëzojnë demokracinë”, deklaroi Sanchez. /tvklan.al