Të paktën 30 persona janë raportuar të lënduar, 17 prej të cilëve në gjendje serioze shëndetësore, pas një incidenti në teleferik në veri të Spanjës.

Resorti Austin, në të cilin ndodhi edhe incidenti, u mbyll dhe shërbimet e shpëtimit ndodhen në vendin e ngjarjes. Imazhet dhe videot që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë për një numër njerëzish të shtrirë në dëborë nën teleferik.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u shpreh i shokuar nga lajmet për incidentin, teksa ambulanca dhe helikopterë shoqëruan të lënduarit në spitalet më të afërta.

Transmetuesit publik në mediat spanjolle informuan se dhjetëra njerëz mbetën të varur nga teleferiku 15 metra i lartë, në pritje të shpëtimit. Një dëshmitar tha për mediat lokale se dukej sikur një kabllo ishte shkëputur. Në ato çaste, njerëzit janë hedhur nga teleferiku.

Shkaqu që çoi në shkëputjen e kabllove nuk duhet ende aktualisht. Presidenti rajonal Jorge Azcon dhe Ministri i Brendshëm i Spanjës, Roberto Bermudez de Castro priten të mbërrijnë në vendpushim për të kuptuar shkallën e aksidentit. /tvklan.al