Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kryeministri Ilir Meta ka ngjitur sot në mesditë shkallët e ministrisë së Kulturës në një takim të papritur me nimrin një të kësaj ministrie Edi Rama. Është diskutuar mbi hapat konkret ku do të eci reforma e detajuar nga ministria e Kulturës. Konsensusi i arritur me artistët me ligjin e sapo miratuar nga parlamenti për teatrin, do të shoqërohet me akte nënligjore. Ndërkohë ministri i Kulturës Edi Rama e ka njohur kryeministrin Meta me aktivitetin e përmasave të mëdha që do të zhvillohet të dielën në Pallatin e Kongreseve. Ky aktivitet përkon edhe me ditën e shembjes së bustit të Enver Hoxhës 9 vjet më parë, në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Nën simboikën e shembjes së mureve dhe kulteve do të bashkohen në të njëjtën sallë të rinj nga vendet e europës juglindore që kanë marrë pjesë në proceset demokratike. Atë që s’kanë arritur në këto vite liderët actual të partive shqiptare, gjuhën e dialogut dhe kompromisit do të synojnë politikanët e rinj pa paragjykime të djathtë e të majtë sëbashku./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame