Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nato do të qëndroj në Shqipëri edhe në të ardhmen. Kjo është garancia që ka marrë kryeministri Majko nga gjeneralët e 19 vendeve, që aktualishtë përbëjnë komandën qëndrore të AFOR-it në Shqipëri. Të vendosur në Durrës pranë ish-kampit të pionerëve, ushtarakët e AFOR-it kanë aktivizuar në këtë muaj në aksionet humanitare në ndihmë të refugjatëve kosovarë mijra ushtarë të Natos.

Pasi ka inspektuar trupat ushtarake dhe ambjentet ku janë vendosur mjetet ndërlidhëse, logjistike etj. Kryeministri Majko ka deklaruar para gazetarëve se Nato do të qëndroj në Shqipëri.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Për mua ishte një moment tepër i veçantë të diskutoja jo vetëm për projektet që janë zhvilluar deri tani nga Nato-ja, por të hap një diskutim shumë të dobishëm për prezencën e Natos në Shqipëri në diitët që vijnë. Jam i bindur se pavarësisht nga thashethemet të cilat për fat të keq konsumohe me shumë lehtësi dhe nga opinion shqiptar, Nato do të ngeli një partnered he bashkëpuntore prezente në Shqipëri, për të ndihmuar jo vetëm paqjen në rajon por edhe atë partneritet të cilat e kanë kërkuar dhe e kërkojnë të gjitha programet e partive politike. Shpresoj që asnjë të mos i ndahet këtij koncepti. Nuk ka rëndësi se çfarë do të kemi, do të kemi një AFOR, do të kemi një sigël tjetër, e rëndësishme është se do të jetë Nato dhe vetëm Nato do të ketë garancinë nga qeveria shqiptare pqr të realizuar momentet përkatëse të cilat ne i kemi diskutuar prej kohësh. E rëndësishme është që Nato do të jetë këtu pastaj komandantët e Natos janë komandant të Natos dhe pastaj vjen nacionaliteti i tyre”.

Majko ka premtuar vepra dhe jo fjalë pas dy pyetjeve që janë lejuar nga gazetarët, duke mos shuar kështu kureshtjet e tyre për çështjet e aktualitetit politik dhe ndikimit që kanë atom bi qëndrimin e Natos në Shqipëri. Pas deklaratës së shkurtër për gazetarët, Majko ka vijuar rrugën për në Kukës, ku ndodhen kampingjet e bastisura, ditët e fundit ku u nisën dhe refugjatët e fundit kosovarë me ndihmën e UNHCR-së.

Ndërkohë në një ceremoni të thjeshtë ushtarakët Italian të AFOR-it kanë dekoruar ushtarin Italian Marini, i cili pak ditë më parë ka shpëtuar në Vlorë një djal shqiptar që rrezikoi të mbytej. Përsa i përket kohës së qëndrimit të 6 mijë trupave ushtarake të mbetura të Natos në Shqipëri, kapiteni Gabriele Luci shpjegon se misioni fillestar i tyre ka mbaruar dhe në Tetor trupat e tjera do të zënë vendin e tyre.

Përsa i përket kohë qëndrimit, ende gjeneralët e Natos në selinë qëndrore në Bruksel, nuk kanë vendosur për të ardhmen e misionit të kësaj organizate në Shqipëri. Çminimi i zonave kufitare në Veri në ndihmë të ushtrisë shqiptare dhe rindërtimi i rrugëve mbeten detyrat kryesore të Natos të mbetur në shqipëri pas largimit të refugjatëve kosovarë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame