Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Kryeministri Meta ka urdhëruar sot, të gjithë ministrat që brenda muajit Korrik, të përfundojnë analizat e punës së deritanishme. Kështu pritet një valë e re ndryshimesh në qeveri. Nga rezultatet përfundimtare, Meta do të vendosë edhe për ndryshime të tjera në kabinetin e tij.
Ministrat që deri tani nuk kanë shënuar ndonjë arritje në punën e tyre dhe analiza sipas kryeministrit rezulton negative, do të largohen pa asnjë hezitim nga qeveria Meta. Ndërkohë me urdhrin e sotëm, Meta ka lënë në kompetencë të ministrive, ndryshime në nivelin e dytë të administratës për zëvendës ministrat, drejtorët e drejtorive, etj./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego