KPD e Partisë Socialiste të Tiranës është mbledhur sot për të analizuar zgjedhjet lokale të 1 tetorit. Ndër të tjera Kryeministri Meta ka folur përpara forumit më të lartë socialist të kryeqytetit për ngjarjet e fundit në Tropojë dhe protestat e PD-së.
“Dua ti them me këtë rast gjithë policisë në gjithë Shqipërinë se sa herë ajo të sulmohet, duhet të zbatojë ligjin, duhet t’u tregojë vendin banditëve sepse kjo është detyra e policisë në çdo shtet demokratik. Zbatimi i ligjit dhe mbrotjtja e institucioneve. Le të më akuzojnë mua dhe këdo tjetër për kriminel. Kriminelë janë ata që sulmojnë institucionet, jo ata që i mbrojnë. Prandaj me këtë rast dëshiroj të theksoj se nuk kemi kohë për të humbur me Sali Berishën.”
Në fjalën e tij Meta ka replikuar dhe me ish kryeminstrin Majko i cili ka nënvizuar idenë e dialogut me Berishën. Dialogjet nëpër hotele dhe me kamarierë tha Meta nuk do të ketë më. Ndërkohë kryeministri ka falenderuar socialistët e Tiranës për rezultatin e zgjedhjeve të 1 tetorit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego