Kryeministri i Shqipërisë u kthye në atdhe pas pushimeve dimërore të fundvitit. Çarteri i kreut të ekzekutivit u ul në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza” rreth orës 15:30. Nën masa të rrepta sigurie, si rrallë ndonjëherë, Garda e Republikës nuk ka lejuar filmimin as mbi mjetet e transportimit të çiftit kryeministror pa folur më pas për ndonjë koment të shefit të qeverisë për tragjedinë e Karabururnit.

Mirëseardhja i është uruar nga Ministri i Rendit, Igli Toska, me të cilin kryeministri ka qendruar rreth 45 min në sallën vip të aeroportit, nga ku më pas, shefi i mazhorancës, Fatos Nano, nuk ndërroi avion kësaj radhe, erdhi drejt Tiranës zyrtare. I shoqëruar nga zonja e tij, Xhoana, Kryeministri Fatos Nano, pas pushimeve në Austri dhe Turqi, nis punën rutinë, ku përveç përmbylljes së analizave vjetore të ministrive dhe ndryshimet në nivele të dyta të ekzekutivit, pritet të mbyllë, në repsektim të statutit, dhe çështjen e çregjistrimit nga partia të kundërshtarëve të tij politikë brenda Grupit Parlamentar Socialist./tvklan.al