Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se paketa anti-shpifje do të miratohet dhe pse shumë ndërkombëtarë janë kundër. Në një konferencë për luftën kundër korrupsionit, kreu i qeverisë u shpreh se pro kësaj nisme janë sipërmarrësit, të cilët sipas tij kanë qenë më të shantazhuarit nga mediat.
Ai u drejtua të gjithë ndërkombëtarëve, duke thënë ata nuk do zgjidhnin problemin me shpifjen, fundi do jetë shumë afër.
“Ju keni qenë të ndjeshëm për ligjin për shpifje. Të gjithë ata që punojnë në grupin për këtë ligj më thonë mos e thuaj më ligji për shpifjen se mërziten ndërkombëtarët. Nëse bota juaj nuk do zgjidhë problemin e shpifjes, fundi do jetë më i afërt. Kur ne e kemi nisur këtë iniciativë, sipërmarrësit kanë qenë pro këtij ligji.
Ata janë të shantazhuar çdo ditë për të paguar media që përndryshe shpifin për ushqime e ilaçe që i vendosin në diskutim dhe i reklamojnë si helme potenciale. Shpifja është po kaq e rrezikshme dhe e dëmshme. Shqipëria nuk mund të marrë përsipër të zgjidhë problemet që këtë duhet ta bëjnë shtetet me demokraci të padiskutueshme që dhe ku nuk mund të thuash që doli një piktor që kërkon të na mbyllë gojën“, u shpreh Rama./tvklan.al