Nga Samiti i OKB-së për të Ardhmen në New York, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria mbetet promotore e harmonisë dhe unitetit. Ai theksoi nismën më të fundit për Urdhrin Bektashi, ku tha se do të jetë si një qendër tolerance-bashkëjetese në Tiranë.
“I qëndrojmë dhe rrekemi të veprojmë për të transformuar qendrën e Urdhit Bektashi në qendër të Tiranës si një qendër tolerance bashkëjetese. Shqipëria vend i vogël por ka dhënë shembull të mirë. Ka mbrojtur humanizmin e përbashkët, kishte më shumë hebrenj në Europë pas luftës, falë familjeve myslimane e të krishtera që i mbrojtën nga nazistët. Mbrojtëm mijëra afganë i dhamë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, që na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe.”
Kryeministri Rama kritikoi moskoordinimin e veprimeve brenda OKB-së për të përmbushur pritshmëritë e kombeve dhe forcuar organizatën.
“Sot sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje. Mund të themi se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë ndërsa na shohin të mbledhur këtu. Dyshoj seriozisht për këtë dhe kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Ne duhet të kemi kurajon të pranojmë se së fundmi veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë.”
Ai u ndal edhe tek sfidat me të cilat po përballet bota për shkak te ekonflikteve dhe bëri thirrje për unitet dhe veprime të ndërlidhura mes kombeve për të sjellë shpresën dhe mos dështuar, pasi rreziku është shumë pranë.
“Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt pavarësisht pozitës gjeografike. Sfidat tona janë të ndërlidhura tërësisht. Nëse nuk përballemi me veprim shumëpalësh do dështojmë. Veprimi shumëpalësh nevojë. Angazhimet e vetme nuk janë të mjaftueshme. Fjalët qëllimmirë duhet të kthehen në vepra të përbashkëta.”
Gjatë samitit të OKB-së, Kryeministri nënvizoi se Shqipëria mbështet “Paktin për të Ardhmen” dhe angazhimet e saj përkrah aleatëve.
Klan News