Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç në prag të vazhdimit të dialogut në Bruksel, tha se asgjë nuk është “në tryezë” për momentin, përveç se duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi për Kosovën.
Ajo shtoi se do të dëshironte që të shkohet shpejt drejt kësaj zgjidhjeje, por shtoi se nuk e dinë se do të ndodhë kjo.
E pyetur nëse të premten në Bruksel në takimin e Presidentit serb të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiç do të flitet për një kompromis dhe ç’ka pret nga ky takim, Bërnabiç në një intervistë për Al-Jazeera Balkans tha: “
Nuk pres ndonjë gjë në veçanti, por jam e habitur që po flasim për një kompromis, është një risi”
. /klankosova