Kryeprokurori Arben Rakipi dhe një delegacion në Prokurorinë e Përgjithshme janë nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë të parë zyrtare. Në bashkëpunim me projektet e përbashkëta kundër terrorizmit islamik dhe trafikut të drogës mes dy vendeve, janë qëllimi i vizitës së Kryeprokurorit Rakipi drejt SHBA-së. Gjatë qëndrimit në Amerikë, Rakipi do të ketë takime me Zhenet Reno, shefe e Departamentit të Drejtësisë Amerikane, si dhe me prokurorë në Uashington dhe Nju Jork si dhe përfaqësues të CIA-s dhe FBI-së.
Arben Rakipi: Motivet janë të shumta, pikë së pari profesionale, por gjithashtu mos të harrojmë që në Amerikë ka shqiptarë që mund të kenë dërguar drogë dhe sende të tjera të palejueshme nga ligji.
Gazetarja: Po terrorizmi islamik është në termat e bashkëpunimit?
Arben Rakipi: Edhe kjo është një temë që do diskutohet me organet që merren me ndjekjen e tij.
Gazetarja: Ka patur raste të tjera bashkëpunimi konkret për këto tema?
Arben Rakipi: Ka patur. Misionet Amerikane të Vëzhgimit janë në Tiranë dhe me to ne kemi bashkëpunuar gjërësisht dhe me efikasitet nga ana jonë.
Gazetarja: Prisni rezultat konkret pas vizitës tuaj atje lidhje me këto aspekte?
Arben Rakipi: Sigurisht. Disa gjëra që do diskutohen unë jam optimist dhe pres që të arrihet një farë rezultati./tvklan.al