Arrin në 10 cm trashësia në qytet
Reshjet e dëborës që kanë mbuluar thuajse gjithë territorin e vendit, për veriun janë kthyer një problem, ndërsa për kryeqytetasit një ditë e gëzueshme.
Të mëdhenj e të vegjël kanë mbushur rrugët e sheshet në të gjithë Tiranën, duke shijuar ditën me dëborë me lojëra dhe foto.
“Sipas sinoptikanëve, kjo situatë me reshje dëbore të dendura të cilat kanë arritur deri në 10 centimetra brenda 24 orëve është një fenomen i rrallë”.
Kryeqyteti nuk ka marrë sasi të tilla dëbore, të paktën në 30 vitet e fundit. Veç bardhësisë dhe kënaqësisë që ka ofruar për kryeqytetasit dëbora nuk ka shkaktuar probleme në rrugët e Tiranës.
“Për herë të fundit kryeqyteti ka përjetuar reshje dëbore në Shkurt të 2018, por sasia e tyre ka qenë e pakët dhe nuk ka mundur që të qëndrojë për shumë gjatë dëbora në tokë apo mbi pemë. Sipas meteorologëve këtë radhë dëbora do të qëndrojë mbase dhe për disa ditë, jo se do të kemi reshje të tjera dëbore, por sepse temperaturat do të jenë disa gradë nën zero duke bërë që dëbora të mos shkrijë”.
Tv Klan