Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në vijim të turit “Dialog me Shqipërinë” është ndalur në fshatin Dobraç të komunës Rrethinë.

Ai u takua me bujq dhe fermerë të zonës ku diskutuan mbi zhvillimin e bujqësinë. Fermerët kanë ngritur si shqetësim çmimet e larta të farërave dhe pesticideve, ndërsa morën nga kryesocialisti Rama premtimin për rigjallërimin e jetës dhe rritjen e fitimeve për fshatin.

Edi Rama: “Ne i kemi të gjitha arsyet për të qëndruar krah për krah njëri-tjetrit. Pavarësisht nëse jemi socialist apo demokrat në realitetin ku jetojmë jemi shqiptarë e shqiptare që përballohemi me të njëjtat probleme, me të njëjtat halle, me të njëjtat shqetësime dhe kemi nevojë për të njëjtat zgjidhje, zgjidhje të reja për jetën tonë të përditshme. Për këtë jam unë këtu, për këtë jemi sot këtu së bashku”.

Ndërkaq gjatë këtij takimit në Dobraç, që njihet si zonë e djathtë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh edhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një zë të vetëm pa paragjykime të së shkuarës./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami