Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partitë opozitare kanë mbledhur më të rinjtë e tyre, në prag të fillimit të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare. Jemi mbledhur këtu tha kryetari i PD Sali Berisha, për të shpallur fillimin e ri e të madh, për Shqipërinë e shqiptarët.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Fillimi i ri s’mund të nis tjetërkund, përveçse në energjinë tuaj të madhe, sepse projekti i këtij fillimi, kërkon energji dhe energjia e tij jeni ju, të rinjtë e të rejat e Shqipërisë. Me ju për një fillim të ri të sigurt në fitore”.
Kanë përshëndetur të rinjtë opozitarë dhe ish-kongresmenët amerikanë. Më pas takimi ka vazhduar me koncertin e përgatitur./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego