Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kryekomisioneri i KQZ Fotaq Nano, ka hedhur edhe njëherë poshtë ofertën e socialistëve për dorëheqje kolektive të Komisionit Qendror Zgjedhor. Fotaq Nano shprehet se paralajmërimi i kryesocialistit Fatos Nano, për ndryshimin e këtij komisioni, me amendamente të reja në kodin elektoral është i pavlefshëm dhe pa efekte prapavepruese për këtë komision.

Komisionerët nuk e kanë konsumuar mandatin kushtetues, shprehet  Fotaq Nano, duke i sugjeruar mazhorancës referendumin popullor për ndryshimin e neneve të Kushtetutës, në një kohë që mungojnë argumentet bindës që KQZ të shpërbëhet.

Të enjten e ardhshme Komisioni Qendror Zgjedhor, do të kryejë mbledhjen e fundit për vitin 2001, për të miratuar rregulloret për organizmin dhe funksionimin e mbledhjeve të komisionit, si dhe  për zgjidhjen e ankesave të subjekteve zgjedhore. Këto kërkesa janë paraqitur edhe në raportin e OSBE-së./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame