Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Burimet tona informojnë se kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Fotaq Nano, në orën 18, ka biseduar me anëtarët e komisionit parlamentar të ligjeve. Mësohet se temë e bisedimeve kanë qenë zgjedhjet e kaluar për pushtetin vendor, si dhe çështja e listave elektorale dhe përgatitja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Nano ka fajësuar gjykatat që nuk kanë vepruar në kohë në rastet ku ka pasur ankesa nga kandidatët dhe subjektet politike. Kryetari i KQZ, ka sugjeruar që të bëhen ndryshime në kodin elektoral dhe konkretisht të parashikohet rinumërimi i fletëve, në rastet kur diferenca mes kandidatëve është më e vogël se 150 vota. Ndërsa në lidhje me dorëheqjen e tij dhe anëtarëve të tjerë, Fotaq Nano deklaroi se nuk ka ndërmend ta bëjë dhe kjo mund të ndodh vetëm nëse do të bëhen ndryshime në Kushtetutë./tvklan.al