Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kjo është KZQV e Tiranës, puna e së cilës nis pas përfundimit të zgjedhjeve. 345 kutitë e votimit për kryetarin e bashkisë do të dorëzohen këtu, së bashku me procesverbalet. Kryetari i KZQV Perikli Dhales dhe një pjesë anëtarësh ngrenë pretendimin e përdorjes së vulës, pasi është ndërhyrë në kasafortën e tyre.

Perikli Dhales:- “Kur erdhëm sot në mëngjes gjetëm parregullsi në vulën e dyllit të kasafortës, që e kishim vulosur me vulën tonë, në fakt e gjetëm me vulën e sekretarit, kështu që kasaforta ishte hapur pa praninë tonë, që nuk duhet hapur në asnjë mënyrë pa praninë tonë. Kështu që ne mund të mendojmë se është marrë vula dhe është përdorur për qëllimet e tyre, nuk e dimë”.

Përsa i përket nxjerrjes së rezultatit KZQV parashikon …

Perikli Dhales:- “Në qoftë se do të ketë probleme me kutitë e votimit, kemi të drejtën edhe të rinumërimit të çdo kutie votimi që ka kontestime, ose parregullësi në kutitë e votimit. Kështu që procesi edhe mund të zgjasë, por sot në asnjë mënyrë nuk del rezultati./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti