Kryqi, i vendosur ndanë rrugës kombëtare në Krrabë, do të hiqet për t’u vendosur pranë kishës ortodokse në fshatin Fikas. Kështu ka vendosur këshilli i Komunës së Bradasheshit në mbledhjen e tij të sotme. Në takim kanë qenë i pranishëm dhe prifti i Kishës Shën Koll si dhe përfaqësues të Myftinisë së Elbasanit të cilët kanë dhënë argumentet përkatëse. At Stavri Çipi e komenton në këtë mënyrë vendimin për zhvendosjen e kryqit:

At Stavri Çipi: “Kryqi, për të cilin bëhet fjalë në fshatin Fikas, do të hiqet me vendim të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës dhe në vend të tij do të miratohet një kishë, dhe unë si përfaqësues i komunitetit ortodoks e kundërshtova, por ai e quajti si vendim të formës së prerë. Unë si përfaqësues i kishës ortodokse doja të thoja që ky vendim është i padrejtë, sepse, ashtu siç e kam thënë edhe në herët e tjera nëpër intervista, kryqi është i ndërtuar në një vend të shenjtë ku ka pas qenë një kishë, e dyta, është financuar nga kisha ortodokse.”

Ndërsa Myftiu i Elbasanit Agim Duka shprehet:

Agim Duka: “Ne falënderjomë përfaqësuesit e fesë ortodokse, përfaqësuesin e saj Stavri Çipi, i cili, pra edhe ky, dha një kontribut duke e pranuar këtë vendim të prerë të Komunës së Bradasheshit për zhvendosjen e kryqit dhe vendosjes së tij pranë kishës së këtij fshati.”

Kryqi 9m i lartë u vendos pak kohë më parë dhe shkaktoi reagim të komunitetit mysliman. /tvklan.al