Gjykata e Posaçme e Apelit kthen në qeli Ervis Lamin, biznesmenin i cili u arrestua bashkë me Ervis Berberin, ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Ai u lirua nga Shkalla e Parë në “Arrest shtëpie”, por pas ankimit të SPAK, Apeli vendosi ndryshimin e vendimit dhe e ktheu këtë të enjte sërish në burg.
Më herët SPAK sekuestroi disa pasuri të Lamit, konkretisht kompaninë DAAM dhe 5 sipërfaqe toke.
Tv Klan