Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vazhdon me ritme të larta kthimi i kosovarëve nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit të Qafë Prushit dhe Mirinit në rrethin e Kukësit. Gjatë ditës së djeshme janë larguar 8200 kosovarë, ndërsa në orët e para të ditës së sotme numri i atyre që largohen arriti 2750 vetë.
Kryesisht kthimi i kosovarëve bëhet me mjete private pasi ata dëshirojnë të kthehen sa më parë për të rindërtuar shtëpitë e shkatërruara. Që nga fillimi i kthimit të kosovarëve në 13 Qershor kufirin shqiptaro-kosovarë e kanë kaluar gjithsej 381 mijë njerëz./tvklan.al