Prej ditësh në lokalet e Tiranës, mbrëmjeve burrat i gjen duke parë ndeshjet të Euro 2000. E meqënëse një ndeshje është bukur kur diskutohet me entuziasmin e tifozëve të së njëjtës skuadër, lokalet mbushen me tifozë që me nga një birrë përpara ndjekin ndeshjet e futbollit. Ata shprehen se lokali është më mirë se shtëpia pasi jashtë mund të bërtasësh kur skuadra bën gol, apo mund të shash kur rivalët janë drejt fitores njësoj si në stadium.

Gjatë këtyre ditëve të kampionatit në lokale janë pothuajse të njëjtët tifozë të skuadrave të caktuara. Ndonjëherë ka dhe ndonjë grindje mes kundërshtarëve por gjithçka mes tyre ka përfunduar pa sherr e ndërsa në fund, birrat e tavolinës i paguajnë tifozët e skuadrës humbëse./tvklan.al