Kukësi u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë. Verilindorët mposhtën minimalisht Erzenin në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.
Sukses i rëndësishëm për Kukësin, që ngjitet në vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e fundit me 2 pikë.
Në sfidën tjetër, Kastrioti triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Pogradecit në shtëpi.
Me këtë fitore, krutanët ngjiten në vendin e katërt me 20 pikë, 5 pikë më shumë se liqenorët që mbajnë vendin e tetë me 15 pikë. /tvklan.al