Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi verilindor ka njoftuar ndërprerjen e marrëdhënieve me teknikun. Sipas deklaratave në rrjete sociale, bëhet e ditur se mes palëve është arritur një marrëveshje. Një natë më parë ishte njoftuar se lojtarët e Kukësit, stafi drejtues dhe presidenca do të mblidheshin në një analizë të thellë të situatës. Mesa duket është gjetur edhe përgjegjësi. Fatura i është lënë trajnerit Cungu.
Armando Cungu, mori drejtimin e skuadrës në verën e shkuar, teksa zuri vendin e Peter Pakult, Humbja e fundit në Korçë bëri që diferenca me Partizanin e vendi të parë të shkojë në 9 pikë. Disfata e radhës solli humbjen e durimit të presidenti Gjici, i cili vendosi ta shkarkojë.
45- vjeçari e drejtoi skuadrën kuksiane në 35 ndeshje, duke regjistruar 17 fitore, 8 barazime dhe 10 humbje. Vendin e Cungut në krye të Kukësit do ta zërë Ramadan Ndreu, i cili mbante funksionin e drejtorit të menaxhimit në klubin Verilindor.
Tv Klan