Thomas Reis u largua për shkak të rezultateve negative, i dyti teknik i hequr në 1 javë në Bundeslige

Klubi i Bohumit ka shkarkuar nga puna trajnerin Tomas Rais pas humbjes 3-1 kundër Schalke 04. 48-vjeçari është tekniku i dytë që hiqet nga puna nga një klub i Bundesligës. Një javë më parë u ndërprenë marrëdhëniet me trajnerin e Laipcigut, Domeniko Tedesko.

Bohumi e largoi Rais për shkak të nisjes negative të ekipit në kampionat. Në gjashtë ndeshje të luajtura, Bohum ka pësuar gjashtë humbje. Dy dështime, skuadra i mori ndaj Verder Bremenit dhe Shalkes, që janë ngjitur në këtë sezon në Bundesligë.

Rais u ul në stolin e Bohumit në shtator të 2019-ës dhe e udhëhoqi ekipin drejt ngjitjes në Bundesligë në sezonin 2020-2021. Edhe në vitin e shkaur futbollistik, ekipi ia doli që të qëndronte në kategorinë e më të mirave në Gjermani.  Por situata në të cilën skuadra ndodhet ishte e papranueshme për drejtuesit, që morën vendimin ta largonin trajnerin.

Klan News