Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar mesditën e kësaj të mërkurë prokuroren Rovena Gashi.
Mësohet se shkarkimi i saj nga detyra ka ardhur pasi Gashi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë.
Gashi kishte anikimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte shkarkuar, por KPA e la në fuqi. KPK në 25 Korrik të vitit të kaluar e shkarkoi Rovena Gashin me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë, nuk kishte burime të ligjshme si dhe për deklarim të pasaktë.
Gashi nuk ishte prezent në sallë gjatë leximit të vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore, ku refuzoi Komisionin me argumentin se vendimi për të ishte i paracaktuar./tvklan.al