Një 26-vjeçar banues në Ksamil ka rënë në prangat e Policisë pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Qarkullimit Rrugor të Sarandës.

Sipas asaj që njofton Policia i riu është arrestuar në flagrancë.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Ksamil. Ky shtetas, gjatë ditës së djeshme, në rrugën Butrinti, Ksamil, (rast i bërë publik dhe me pamje filmike në rrjetet sociale) kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës, gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore”, njofton Policia.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al