Pas kampionatit, në mesjavë rikthehet edhe Kupa e Shqipërisë, me tetë ndeshje të vlefshme për raundin e 1/8-ve.

Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka vendosur të ndryshojë oraret e dy ndeshjeve.

Sfida Tirana-Bylis, e programuar për tu luajtur të Martën e 14 Janarit në orën 16:00, do të zhvillohet tre orë më herët, në stadiumin e Vorës.

Ndeshja tjetër, mes Dinamos dhe Erzenit, ishte programuar të Mërkurën e 15 Janarit në orën 17:00, ndërsa tani është vendosur të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 13:30.


NDESHJET:  

E Martë, më 14 Janar 2025

Laçi-Kukësi          13:00

Tirana-Bylis         13:00

E Mërkurë, më 15 Janar 2025

Egnatia-Kastrioti                      13:00

Dinamo City – Erzeni               13:30

Teuta – AF Elbasani                   17:00

Vllaznia-Besa                             17:00

Partizani-Apolonia                   17:00

Skënderbeu-Vora                      17:00

/tvklan.al