Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shotri i hedhur sot paradite ka përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në futboll. Të mërkurën e ardhshme në 12 Prill do të luajn: Në Durrës Teuta – Dinamo dhe në Peqin, Shkumbini – Lushnja. Ja dhe mendimet e para të trajnerëve.

Hasan Lika, trajner i Teutës:- “Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne dhe ne mendojmë ti kalojmë me sukses të dyja ndeshjet, si në Durrës ashtu dhe në Tiranë”.

Shpëtim Duro, trajner i Dinamos:- “Po shortin me Durrësin ne nuk e dëshironim, se Durrësi dihet që është një nga skuadrat më të forta këtë vit, të gjitha bateritë do ti shkarkojmë në këto dy takime”.

Ramadan Shehu, trjaneri i Shkumbinit:- “Kishim dëshirë ndeshjen e parë ta kishim në transfertë. Do të japim të gjitha forcat tona dhe mundësitë sëbashku me publikun e zjarrtë të Peqinit”.

Hysen Dedja, trajner i Lushnjes:- “Është një shanc i mirë në favorin tonë, pa dash me pas eufori brenda. Ndeshja e parë që luhet me Peqinin, duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, që pjesën më të madhe të kualifikimit, një ekip që do me arrit në finale duhet ta siguroj në fushë”./tvklan.al