Gazetari Glendi Tafaj kishte një të ftuar special nga Dyseldorfi aty ku Shqipëria do të luajë sonte ndaj Spanjës. Bëhet fjalë për golashënuesin më të mirë në historinë e Tiranës dhe një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, Indrit Fortuzi. Ish-sulmuesi tregoi si e pret ndeshjen sot.

“Nuk diskutohet që është një ndeshje shumë e vështirë. Është Spanja, kampione europe, kampione bote. Në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, tha ai.

Megjithatë mrekullitë ndodhin. Vetë Fortuzi e ka provuar me Tiranën të kthejë ndeshje të rëndësishme. Por si mendon ai se do të futen lojtarët shqiptarë në fushën e lojës?

“Mendoj në rastin konkret ekipi jonë e ka bërë detyrën e vet. Ka bërë dy ndeshje të para shumë të mira. Mendoj nga ana psikologjike lojtarët tanë do të jenë mirë. Mendoj dhe Spanja është e kualifikuar dhe nuk do të ketë atë presionin e madh. Besoj me përkrahjen e tifozëve, besoj do jenë më shumë në stadium, besoj mund të arrijmë një rezultat pozitiv, mbase dhe një barazim mund të na bëjë punë”, tha ai.

Sa i përket sulmit, ai tha se mendon që Shqipëria mund të jetë më mirë në lojën sulmuese nëse luan me Rey Manaj./tvklan.al