Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të larta që prej një jave ndaj euros dhe shënoi nivelet më të larta të javës ndaj frangës zvicerane. Një situatë e tillë vjen pas mbështetjes dhe optimizmit të investitorëve ndërkombëtar mbi ecurinë e ekonomisë amerikane.

Dje dollari amerikan shënoi një rritje të përgjithshme ndaj monedhave kryesore botërore në një kohë që shënoi një rritje prej 1% ndaj euros. Në mesditë monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.22 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor dollari amerikan ka rikuperuar terren ndaj lekut pas humbjeve të ditëve të fundit, ndërkohë që leku edhe sot u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj euros./tvklan.al