Dollari amerikan shënoi një rritje të përgjithshme kundrejt monedhave kryesore botërore duke rikuperuar disa nga humbjet e ditës së djeshme, ndërkohë investitorët po fokusohen sërish në pritjet e tregjeve financiare për rritjen e normës së interesit në Shtetet e Bashkuara. Dollari amerikan fitoi terren ndaj monedhës së përbashkët euro dhe arriti të rikuperonte gati 1% ndaj frangës zvicerane dhe stërlinës angleze. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare ka hummbur pak terren ndaj dollarit, ndërkohë që leku ka fituar pikë ndaj euros, pas lëvizjeve të 24 orëve të fundit në tregjet ndërkombëtare. /tvklan.al