Dollari amerikan u shkëmbye sërish afër niveleve më të ulëta të muajit ndaj eruos, ndërkohë që investitorët ndërkombëtarë vazhdojnë të jenë të pasigurtë rreth ecurisë së ekonomisë amerikane duke pasur parasysh çmimet e larta të naftës që kanë arritur tashmë nivele rekord. Dollari amerikan dhe jeni japonez janë vënë nën presion ditët e fundit pasi Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht Japonia janë ndër importuesit më të mëdhenj të naftës duke i bërë ekonomitë e këtyre vendeve të ndjshme nga një rritje e shfrenuar e çmimeve. Në orët evropiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 euro=1.23 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor leku është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj euros dhe dollarit amerikan. /tvklan.al