Kompania hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origin, u detyrua të shtyjë sërish lëshimin e raketës së saj të fuqishme New Glenn.
New Glenn ishte planifikuar të nisej nga Florida këtë të hënë në mëngjes, nëse moti e lejonte. Megjithatë, pak para nisjes, një problem teknik e detyroi kompaninë të shtynte përpjekjet për lëshimin e raketës për një ditë tjetër.
Nisja fillimisht ishte planifikuar për 10 Janar dhe më pas 12 Janar, por kjo nuk u realizua dot për shkak të kushteve të vështira të motit.
New Glenn është prototipi i parë i Blue Ring, një anije kozmike që kompania planifikon t’ia shesë Pentagonit dhe klientëve të tjerë për misionet e shërbimit të sigurisë kombëtare dhe satelitore.
Klan News