Gjithçka filloi me Cristiano Ronaldon. Pas tij yjet e futbollit në Europë u drejtuan njëri pas tjetrit drejt Arabisë. Kjo nuk ishte një rastësi, nuk ishte një kapriço e një klubi, por ishte një strategji kombëtare dhe shtetërore që ka një figurë kyçe. Michael Emenalo, një ish-lojtar i Chelsea dhe Monaco që tani shërben si drejtor sportiv. Emenalo nuk është drejtor sportiv i një klubi, por i të gjithë ligës saudite.
Të gjitha operacionet kalojnë përmes gjykimit të tij. Veçanërisht katër klube të kampionatit të cilat janë nën ombrellën e fondit të investimit. Praktikisht Al-Hilal, Al-Ittihad, Al-Nassr dhe Al-Ahli mund të konsiderohen ‘klube shtetërore’ pasi qeveria zotëron 75% të tyre.
Emenalo dhe ekipi i tij punojnë të gjithë për Saudi Vision 2030 dhe Kupën e Botës 2034. Besimi tek Emenalo dhe skuadra e ekspertëve që ai drejton si arkitektë të së ardhmes është i plotë. Në aspektin e nënshkrimeve dhe gjithashtu në aspektin e zhvillimit. Po krijohen urbanizime dhe qendra popullsie, krahas ruajtjes së investimeve në strukturat e klubeve. Të gjitha me një fokus të qartë në Vizionin Saudit 2030. Në Arabi, Mohamed bin Salmán, princi i kurorës, i dha sinjalin fillestar atij projekti.
Synimi është të zvogëlohet pavarësia ekonomike e vendit nga nafta dhe të zhvillohen sektorët e shoqërisë duke futur sa më shumë element nga perëndimi.
Projekti për të tërhequr vëmendjen, për të qënë factor jo vetëm në sport por edhe në fiusha të tjera duket i qartë dhe i vendosur. Nëse kanë arritur në dy vjet me Cristiano dhe Benzema, imagjinoni se çfarë mund të bëjnë për dhjetë vitet e ardhshme.
Tv Klan