Shtëpia e Bardhë planifikon të nxitojë miliarda dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën përpara se presidenti Joe Biden të largohet nga detyra në janar.

“Administrata planifikon të dërgojë një tjetër paketë ndihmë për Ukrainën, duke shpresuar të mbështesë qeverinë në Kiev përpara janarit kur  presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të inagurohet” tha një zyrtar i lartë i administratës.

Trump ka qenë kritik për ndihmën e Biden për Ukrainën, duke nxitur shqetësimin për të ardhmen e mbështetjes për qeverinë e Presidentit Volodomyr Zelenskiy nën një Shtëpi të Bardhë, Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.

Dhoma e Kongresit të kontrolluar nga republikanët miratoi për herë të fundit ndihmën për Ukrainën, për të transferuar miliarda dollarë armë në prill. Nga autoriteti i transferimit të armëve të miratuar në prill, mbeten 4.3 miliardë dollarë, përveç 2.8 miliardë dollarëve të transfertave që ligjvënësit miratuan në masat e mëparshme të shpenzimeve dhe 2 miliardë dollarë financime për blerjen e armëve të reja nga industria.

Në total, ajo ndihmë ushtarake prej 9 miliardë dollarësh do të ishte një ndihmë e rëndësishme për Ukrainën. SHBA do të vazhdojë të dërgojë municione dhe armë antitank si Lockheed Martinsi dhe municione të tjera. Analistët thonë se nuk është aspak e sigurt se Uashingtoni do të mbështeste më shumë ndihmë për Ukrainën sapo republikanët të vijnë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu edhe zëvendëspresidenti i zgjedhur, senatori amerikan JD Vance, ka qenë një kritik i zëshëm i ndihmës për Ukrainën, duke argumentuar se fondet e qeverisë do të shpenzoheshin më mirë për prioritetet e brendshme.

Klan News