Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Genc Pollo ka qenë sot protagonist dhe e papritura e ditës së dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai ka fituar plot 192 vota në votimin për kandidimin ose jo të tij për anëtar të Këshillit Kombetar. Por kjo nuk ka mjaftuar që propozimi i 46 delegatëve të merrte shumicën e thjeshtë të votave. Në përfundim të votimit Bode ka informuar për rezultatin ku pollos i janë dashur edhe 40 vota për të sfiduar Berishën.
Ndërkohë në seancën e pasdites Kuvendi i ka vazhduar punimet me procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ky proces deri tani ka vazhduar me procedurën e hedhjes së votave nga ana e delegatëve. Ndërkohë që komisioni është duke numëruar votat nga momenti në moment priten shifrat zyrtare të fitores së Berishës në krye të PD./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego