Kuvendi ka miratuar me shumicë votash projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për koncesionet. Por 3 pika të këtij projektligji si marrëdhënia më koncesion e një objekti të dhënë më parë, kriteri limit prej 20 mln eurosh për dhënien me koncesion pa qenë nevoja e miratimit, në Këshillin e ministrave dhe tërheqja e parave nga vetë bankat që financojnë projektet koncesionare, në rast se mbi to ka dyshime janë kundërshtuar nga opozita dhe janë bërë objekt debati.
Ylli Bufi: “Ju thoni, që në qoftë se një nga këto fushat që përcakton neni 4, ka lidhje me diçka që i ka dhënë qeveria përjashtohet automatikisht nga procedura e koncesioneve. E keni jashtëzakonisht gabim”.
Genc Ruli: “Kjo kërkesë që kemi shtuar këtu dhe që po duket çudia më e madhe sot, madje po duket si një invencion nga halli që kemi bërë, nuk është invencion është një standard ndërkombëtar në të gjithë ligjet e koncesionit”.
Gjithashtu debat në seancë ka ngjallur edhe pretendimet e opozitës mbi sigurinë në vend gjatë kohës së diskutimeve të lira.
Blendi Klosi: “Megjithëse janë miratuar ligjet siç e thashë, por bëhen mesatarisht 10% krime të raportuara në Shqipëri. Protestuam qytetarët dhe ne për më shumë siguri dhe drejtësi, e bëmë këtë megjithëse kryeministri dhe ju zonja kryetare vazhdoni të përdorini të njëjtat mjete siç përdoreshin para 5 sekujsh, për të penguar mitingun tonë “.
Bujar Nishani: “Shqetësimi për tendencën për t’i servirur opinionit publik në mënyrë abuzive shifra dhe statistika që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Nuk duhet të përgënjeshtrojë pretendimet e kolegut Klosi për bllokimin e rrugës në Kavajë, për gjoja pengesat, për ardhjen e protestuesve në Tiranë”.
Pjesë e diskutimeve të lira është bërë edhe një pasqyrë e suksesit të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe të trashëgimisë kulturore.
Ylli Pango: “Në barometrin e Organizatës Botërore të Turizmit, volumi i 5, nr. 2 të qershorit 2008 dhe është hera e parë që përfshihemi në të, Shqipëria cilësohet për vitin 2007 si vendi i 4 në rajonin e Europës Jugore për rritjen në fushën turizmit dhe si vendi i parë për rritje në 3 mujorin e pikut të turizmit qershor, korrik dhe gusht”.
Një tjetër pikë e diskutuar ishte kompensimi i fermerëve të dëmtuar nga fara e importuar e misrit, ku zv/kryeministri Genc Pollo, kritikojë kreun e opozitës Edi Rama për nismën e miratimit të një projektligji për kompensimin e fermerëve duke e argumentuar se i takon firmës që shkaktoj dëmin të paguaj atë dhe jo taksapaguesve shqiptarë./tvklan.al
Operator: Enver Shehu