Lajme Arkiva 2003

Në Komisionin Zgjedhor të Qeverisjes Vendore vazhdon puna e numërimit të votave, nga 118 kuti gjithsej deri në mesditë ky komision ka arritur të numëroj rreth 60 kuti, domethënë rreth 50% të tyre. Kryetari i këtij komisioni Ali Koçelu shprehet për mikrofonin e Tv Klan:

“Sot e kemi filluar shpejt punën, dje puna eci mirë, mendojmë të zbatojmë kërkesat e ligjit, që do të thotë ta bëjmë këtë detyrë brenda afatit”.

Gazetarja: Edhe sa kuti votimi kanë mbetur akoma?

“Po ne kemi bërë mbi 50% të kutive, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë problem. Ka probleme të veçanta, kuptohet janë 118 kuti, domethënë kemi bërë rreth 60-70 kuti. Ka probleme të vogla, por që nuk ndikojnë. Ashtu siç parashikojnë vetë anëtarët e KZQV-së së Tiranës numërimi i kutive të votimit do të përfundojë gjatë orëve të darkës dhe rezultatet do të nxirren brenda afatit të parashikuar me ligj”./tvklan.al