Tashmë është zyrtare, Lacio blindon Tomas Strakoshën. Pas formës së shkëlqyer të shfaqur në kohët e fundit kryeqytetasit kanë vendosur t’i ofrojnë një kontratë të re portierit të kombëtares sonë.
Kontrata do ta mbajë të lidhur gardianin shqiptar me Lazion deri në vitin 2022. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi bardh e kaltër me një komunikatë për shtyp në faqen e tyre zyrtare.
Së bashku me Strakoshën ka rinovuar kontratën edhe sulmuesi Ciro Immobile, i cili gjithashtu po shkëlqen këtë sezon.
Burimi: Klan Plus